Tashmë kanë kaluar disa ditë prej se konkursi për kryeprokuror të shtetit është hapur, por nga KPK-ja nuk kanë treguar nëse kanë pranuar ndonjë aplikim. Ndërkohë që as dy kanidatët që konkursin e vitit 2022 ishin më të poentuarit, nuk treguan nëse do jenë sërish në listën e kandidatëve.
Deri më 10 qershor kanë kohë të interesuarit për kryeprokuror të shtetit të dorëzojnë aplikimet e tyre.
Konkursi u hap në mesjavë, pas dështimit të procesit të kaluar 4 vite më parë.
Në procesin për zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit në vitin 2022, ishin gjashtë kandidat por njëri prej tyre kishte hequr dorë nga kandidimi.

Megjithatë dy prej kandidatëve Blerim Isufaj i cili është kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, e Shqipdon Fazliu i cili është prokuror në zyrën e kryeprokurorit të shtetit kishin dalur të parët në listën e të përzgjedhurve.
Asnjëri prej këtyre të dyve nuk kanë kthyer përgjigje në rast se sërish do të jenë kandidat në konkursin që tashmë është hapur.
Emri i Isufajt ishte dërguar për dekretim tek presidentja e Kosovës, por që nuk morri dritën jeshile, nën arsyetimin se procesi nuk ishte i drejtë e transparent.
Në Këshillin Prokurorial nuk treguan nëse deri tash kanë pranuar ndonjë aplikim, por thanë se të gjitha përgatitjet për këtë konkurs janë duke u bërë bazuar më rregulloren për emërimin e kryeprokurorit të shteti.
“Ju njoftojmë se përgatitjet janë duke u bërë në përputhje me procedurat e përcaktuara ligjore dhe nënligjore dhe, në këtë aspekt, Rregullorja për Plotësimin dhe Ndryshimin e Rregullores për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit është miratuar në Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe tashmë të gjitha vendimet që ndërlidhen me shpalljen e këtij konkursi janë publikuar. Për procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit do t’ju mbajmë të informuar me kohë deri në përmbylljen e këtij procesi.”
Duke pas parasysh se Kosova ndodhët në prag të zgjedhjeve, njohës e monitorues të punës së institucioneve të drejtësisë, bëjnë thirrje për angazhim shtesë nga KPK-ja që të mos lejojë ndërhyrje në këtë proces të rëndësishëm.
Dek: Ardian Bajraktari – Ish sekretar në Ministrinë e Drejtësisë 00:18 00:44“Fakti që tashmë kemi katër vite me ushtrues detyre natyrisht se është dështim i Këshillit Prokurorial, por pa faj në këtë proces nuk është as presidentja e vendit megjithatë është mirë që tashmë është hap konkursi dhe shpresojm që të ketë një proces të mirë, bazuar në ligj dhe meritokraci dhe në fund të dal ai që meriton ta ushtrojë këtë funksion”, ka thënë ish-sekretari në Ministërinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari.
Edhe në Institutin e Kosovës për drejtësi presin që ky konkurs të trajtohet me seriozitet nga anëtarët e KPK-së.
“Kërkesa nga shoqëria civile nga partnerët ndërkombëtar kërkesa nga publiku është që të kemi një proces të drejtë, të pavarur e të paanshëm të mos ketë ndikime politike, ose perceptim që politika bënë në cfarëdo mënyre ta zgjedh kryeprokurorin e vetë kështu që duam të besojm se KPK-ja do e bëjë atë që e ka premtuar në publik”, ka thënë drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj.
Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, derisa aktualisht ushtrues detyre në këtë pozitë është Agron Qalaj, e para tij ishte Besim Kelmendi./Tv Dukagjini/





