Zelensky: Ukraina, gati të ndajë përvojën e saj kundër raketave dhe dronëve iranianë

Bota

<div><div><img width="572" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825340-zelensky-ukraina-gati-te-ndaje-pervojen-e-saj-kunder-raketave-dhe-droneve-iraniane.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="zelensky:-ukraina,-gati-te-ndaje-pervojen-e-saj-kunder-raketave-dhe-droneve-iraniane" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="572" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/03/825340-zelensky-ukraina-gati-te-ndaje-pervojen-e-saj-kunder-raketave-dhe-droneve-iraniane.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="zelensky:-ukraina,-gati-te-ndaje-pervojen-e-saj-kunder-raketave-dhe-droneve-iraniane" loading="lazy"></p>Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj në mbrojtjen kundër raketave balistike iraniane dhe dronëve Shahed, me vendet që e ndihmuan atë të mbrohej nga pushtimi rus. “Situata në Lindjen e Mesme tregon se sa e vështirë është të ofrosh mbrojtje 100 për qind ndaj raketave dhe</div>

Madhësia e shkronjave

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina është e gatshme të ndajë përvojën e saj në mbrojtjen kundër raketave balistike iraniane dhe dronëve Shahed, me vendet që e ndihmuan atë të mbrohej nga pushtimi rus.
“Situata në Lindjen e Mesme tregon se sa e vështirë është të ofrosh mbrojtje 100 për qind ndaj raketave dhe dronëve Shahed”, tha ai përmes një video-mesazhi më 1 mars.
Gjatë ditës, Irani sulmoi nga ajri Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vende të tjera.
“Tani, të gjithë mund të shohin se përvoja jonë në mbrojtje është, në shumë aspekte, e pazëvendësueshme. Jemi të gatshëm ta ndajmë këtë përvojë dhe t’i ndihmojmë ato vende që e ndihmuan Ukrainën”, shtoi Zelensky.
Teherani ka qenë prej kohësh aleat i Rusisë, duke e furnizuar atë me pajisje dhe teknologji ushtarake.
Zelensky ka thënë më herët se ushtria ruse ka përdorur së paku 57.000 dronë Shahed në sulme kundër vendit të tij. /REL