Zelensky tregoi çka diskutoi me Trumpin – takim pa praninë e mediave në Shtëpinë e Bardhë

Bota

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si “të mirë” takimin me homologun amerikan, Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. Pas takimit, Zelensky e falënderoi Trumpin për bashkëpunimin në përpjekjet për mbrojtjen e jetëve të ukrainasve dhe arritjen e paqes. “Një takim i mirë me presidentin Trump në Zyrën Ovale. Faleminderit […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si “të mirë” takimin me homologun amerikan, Donald Trump në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë.

Pas takimit, Zelensky e falënderoi Trumpin për bashkëpunimin në përpjekjet për mbrojtjen e jetëve të ukrainasve dhe arritjen e paqes.

“Një takim i mirë me presidentin Trump në Zyrën Ovale. Faleminderit për gjithçka që po bëjmë së bashku për të mbrojtur jetët e ukrainasve dhe për të arritur paqen”, shkroi ai në platformën X.

Sipas presidentit ukrainas, bisedimet u përqendruan në disa çështje të rëndësishme të mbrojtjes, përfshirë licencat për prodhimin e raketave përgjuese për sistemet amerikane Patriot, iniciativa të reja të mbrojtjes dhe mënyrat për të rifilluar procesin diplomatik.

Zelensky gjithashtu shprehu ngushëllime për familjen e senatorit, Lindsey Graham, të cilin e cilësoi “një mik të vërtetë të Ukrainës”.

Ekipet e të dy vendeve pritet të vazhdojnë koordinimin për hapat e ardhshëm diplomatikë dhe të sigurisë. /Telegrafi/