Zana Spahiu ka dalë kandidatja më e vlerësuar në procesin e intervistimit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Siç mëson Telegrafi, në rezultatet e vlerësimit nga anëtarët e Bordit të RTK-së, Spahiu ka grumbulluar 90.7 pikë, duke u renditur e para mes gjashtë kandidatëve që iu nënshtruan intervistës të dielën, më 13 korrik.

Në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm ishin Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.
Pas përllogaritjes së pikëve të dhëna nga nëntë anëtarët e bordit, rezultatet janë si më poshtë:
Megjithatë, emërimi i drejtorit të përgjithshëm nuk është përmbyllur ende.
Bordi i RTK-së pritet të votojë për kandidatin fitues në mbledhjen e radhës.
Zana Spahiu aktualisht ushtron detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.





