Abdixhiku takohet me shefin e ri të EULEX-it, diskutohet situata në Kosovë

Nacionale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes. Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për stabilitetin, sundimin e ligjit dhe zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për qëndrimet e kësaj partie lidhur me […]

Madhësia e shkronjave

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Sipas LDK-së, në takim është diskutuar për stabilitetin, sundimin e ligjit dhe zhvillimet aktuale në Kosovë, si dhe për qëndrimet e kësaj partie lidhur me këto çështje.

Abdixhiku ka vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë dhe rolin e EULEX-it në mbështetjen e institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe sigurisë.

“Rëndësia e forcimit të sundimit të ligjit, rendit kushtetues dhe institucioneve demokratike në Kosovë” ishte një nga temat e takimit, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kreu i LDK-së ka shprehur gjithashtu gatishmërinë e partisë për komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me EULEX-in.

“Me synim sigurimin e një shkëmbimi të rregullt të informacionit dhe koordinimit për çështjet me rëndësi për sundimin e ligjit, sigurinë dhe stabilitetin demokratik të vendit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/