Ylli i Chelseat kërkon largimin pak ditë pas emërimit të Xabi Alonsos si trajner

Sport

Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Xabi Alonso, do të nisë të hartojë planet e tij për të punuar me klubin dhe për të lënë gjurmën e vet në afatin kalimtar të verës. Alonso është emëruar si pasuesi i përhershëm i Liam Rosenior, i cili nga ana e tij e zëvendësoi Enzo Marescan në fillim të […]

Madhësia e shkronjave

Trajneri i ardhshëm i Chelseat, Xabi Alonso, do të nisë të hartojë planet e tij për të punuar me klubin dhe për të lënë gjurmën e vet në afatin kalimtar të verës.

Alonso është emëruar si pasuesi i përhershëm i Liam Rosenior, i cili nga ana e tij e zëvendësoi Enzo Marescan në fillim të vitit 2026.

Spanjolli mbërrin në “Stamford Bridge” disa muaj pasi u largua nga Real Madridi. Edhe pse avancimi në “Bernabeu” nuk shkoi sipas planit, Alonso përfaqëson një goditje të madhe për BlueCo dhe Chelsean.

Me mungesën e futbollit evropian sezonin e ardhshëm, madhësia e skuadrës së klubit londinez dhe largimet e mundshme do të jenë po aq interesante për t’u ndjekur sa edhe vala e pashmangshme e afrimeve të reja.

Sipas BBC Sport, portieri Filip Jorgensen ka shprehur gatishmërinë për të qenë ndër të parët që do të largohen nga “Stamford Bridge”.

“Jorgensen ka sinjalizuar dëshirën e tij për t’u larguar nga Stamford Bridge për shkak të mungesës së minutave të rregullta të lojës”, raporton Nizaar Kinsella.

“Nën ish-trajnerin Enzo Maresca, Jorgensen kryesisht shërbeu si zëvendësues i Robert Sanchezit, përpara se të aktivizohej herë pas here nën pasuesin Liam Rosenior”.

“Portieri danez iu bashkua Chelseat nga Villarreal në verën e vitit 2024, por nuk ka arritur ta sigurojë një vend si titullar”.

“Ai ishte aktiv rregullisht në Ligën e Konferencës në sezonin e parë në Londër, por ka bërë vetëm nga gjashtë paraqitje në Ligën Premier në secilin nga dy sezonet e fundit”.

“Kuptohet se Jorgensen ka edhe pesë vjet të mbetura në kontratën e tij me Chelsean”, ka shkruar Kinsella./Telegrafi/