Xhamia Qendrore në Bujanoc publikon detajet për therjen e kurbanëve

Vendore

Për shkak të interesimit të shtuar të besimtarëve lidhur me organizimin e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit, Xhamia Qendrore ka publikuar informacionet dhe çmimet për therjen e kurbanëve. Sipas njoftimit, besimtarët që zgjedhin therjen e lopës do të përfitojnë rreth 10 kilogramë mish, i cili do t’u dërgohet edhe në shtëpi. Çmimet e përcaktuara […]

Madhësia e shkronjave

Për shkak të interesimit të shtuar të besimtarëve lidhur me organizimin e kurbanëve për festën e Kurban Bajramit, Xhamia Qendrore ka publikuar informacionet dhe çmimet për therjen e kurbanëve.

Sipas njoftimit, besimtarët që zgjedhin therjen e lopës do të përfitojnë rreth 10 kilogramë mish, i cili do t’u dërgohet edhe në shtëpi.

Çmimet e përcaktuara janë:

  • Për dele: 200 euro
  • Për lopë: 300 euro

Nga Xhamia Qendrore bëhet e ditur se të gjithë të interesuarit mund të kontaktojnë përmes numrit:
+381 63 708 6992

Organizatorët kanë theksuar se therja e kurbanëve do të realizohet në përputhje me rregullat fetare dhe procedurat përkatëse.