“VV-ja votoi se nuk pat qare”, Lushaku e ashpër: Ish-anëtari i juaj kallxoi që jeni edhe hajna

Nacionale

<div><div><img width="640" height="377" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="“VV-ja votoi se nuk pat qare”, Lushaku e ashpër: Ish-anëtari i juaj kallxoi që jeni edhe hajna" style="margin-bottom: 15px;" decoding="async" srcset="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment.jpg 768w, https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment-300x177.jpg 300w, https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment-248x146.jpg 248w" sizes="(max-width: 640px) 100vw, 640px"></div><p><img width="768" height="452" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="“VV-ja votoi se nuk pat qare”, Lushaku e ashpër: Ish-anëtari i juaj kallxoi që jeni edhe hajna" decoding="async" fetchpriority="high" srcset="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment.jpg 768w, https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment-300x177.jpg 300w, https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802427-attachment-248x146.jpg 248w" sizes="(max-width: 768px) 100vw, 768px"></p>Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka komentuar votimin e VV-së për bartjen buxhetore të Prishtinës, të premten në Asamblenë Komunale të Prishtinës. Ajo ka thënë se VV-ja ka votuar se nuk pati qare tjetër. Sipas saj, VV-ja e ka parë që mund të dënohet më 28 dhjetor për bllokadën. Për këtë shkak, sot votoi në Prishtinë.</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka komentuar votimin e VV-së për bartjen buxhetore të Prishtinës, të premten në Asamblenë Komunale të Prishtinës.
Ajo ka thënë se VV-ja ka votuar se nuk pati qare tjetër. Sipas saj, VV-ja e ka parë që mund të dënohet më 28 dhjetor për bllokadën. Për këtë shkak, sot votoi në Prishtinë.
“VV votoi bartjen buxhetore të Prishtinës sot, se nuk pat qare! A po menoni, që qytetarët e harrojnë që, pa protesta, VV as në seanca nuk vinte me votu buxhetin?! A nuk ju kujtohet shefi juj qysh i ka shkulë mikrofonat në seancë për buxhetin? Tash kur e patë që qytetarët protestuan e dojnë me ju dënu më 28 dhjetor, erdhët dhe i votuat”, ka shkruar Lushaku në Facebook.
“Mbajeni në mend, qytetarët kanë me ju detyru me ikë prej pushtetit, se jeni sabotues e bllokues; për ma shumë jeni hajna: s’po e them unë, po kallxoi Beqir Lahu sot, asambleisti i VV-së”, ka thënë ajo.