Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për vendin e parkimit

Nacionale

<div><div><img width="626" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823390-vritet-me-thike-47-vjecari-ne-kavaje-pas-nje-konflikti-per-vendin-e-parkimit.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="vritet-me-thike-47-vjecari-ne-kavaje,-pas-nje-konflikti-per-vendin-e-parkimit" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="626" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/823390-vritet-me-thike-47-vjecari-ne-kavaje-pas-nje-konflikti-per-vendin-e-parkimit.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="vritet-me-thike-47-vjecari-ne-kavaje,-pas-nje-konflikti-per-vendin-e-parkimit"></p>Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë të Shqipërisë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka</div>

Madhësia e shkronjave

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Kavajë të Shqipërisë, ku një 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra me mjet prerës.
Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte shkuar te xhaxhai dhe kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Landi Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.

Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skender Vrapi dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit, raporton TCh.

Në atë moment, Roland Puja ka nxjerrë një thikë, e ka ndjekur, dhe e ka goditur viktimën dy herë në pjesën e zemrës.

Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit të dyshuar dhe po punojnë për kapjen e tij. Ai rezulton person me precedent të mëparshëm kriminal.