Vritet me plumb në kokë pronari i një karburanti, kryetar i shoqatës “Çamëria”

Nacionale

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë. Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti. Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës […]

Madhësia e shkronjave

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sarandë.

Korrespondentja e Top Channel Entjola Budo bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Gjashtë të Sarandës dhe viktimë ka mbetur Rexhep Ismaili, 66 vjeç, pronar i një karburanti.

Ai njihej si biznesmen në qytet dhe po ashtu ka qenë kryetar i shoqatës “Çamëria”.

Forca të shumta policie ndodhe në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Raportohet se viktima ka marrë një plumb në kokë.