Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se i mituri i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa Policia ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
Sipas Zahitit, aksidenti ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në fshatin Zhabar, ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur. Ndërkohë, nga Shërbimi Emergjent i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës “Dr. Sami Haxhibeqiri” është bërë e ditur se fëmija ka pranuar ndihmë mjekësore emergjente në orën 18:07.
Sipas konfirmimit të spitalit pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme, përfshirë Tomografinë e Kompjuterizuar (CT të kokës), i mituri është referuar për trajtim të mëtejmë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, tek specialistët e neurokirurgjisë. Nga spitali kanë bërë të ditur se fëmija është jashtë rrezikut për jetë, por mbetet nën monitorim deri në përcjelljen për në QKUK.
Vetura godet një këmbësor – I mituri dërgohet në QKUK
<div><div><img width="632" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817641-vetura-godet-nje-kembesor-i-mituri-dergohet-ne-qkuk.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="vetura-godet-nje-kembesor-–-i-mituri-dergohet-ne-qkuk" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="632" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/01/817641-vetura-godet-nje-kembesor-i-mituri-dergohet-ne-qkuk.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="vetura-godet-nje-kembesor-–-i-mituri-dergohet-ne-qkuk" loading="lazy"></p>Një aksident trafiku ka ndodhur të martën rreth orës 18:00 në rrugën nacionale Mitrovicë–Zubin Potok, në segmentin rrugor në fshatin Zhabar, ku një veturë ka goditur një këmbësor të mitur. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Ai tha se i mituri i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa</div>






