Vërshimet shkaktojnë dëme materiale në Sllatinën e Poshtme të Vitisë, dëmtohet rëndë edhe një shtëpi banimi

Rajon

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Sllatinë e Poshtme të komunës së Vitisë, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale për banorët e kësaj zone. Sipas një njoftimi të publikuar nga përfaqësues të fshatit, lumi që kalon përmes Sllatinës së Poshtme ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa prona dhe duke shkaktuar […]

Madhësia e shkronjave

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime në fshatin Sllatinë e Poshtme të komunës së Vitisë, duke sjellë dëme të konsiderueshme materiale për banorët e kësaj zone.

Sipas një njoftimi të publikuar nga përfaqësues të fshatit, lumi që kalon përmes Sllatinës së Poshtme ka dalë nga shtrati, duke përmbytur disa prona dhe duke shkaktuar dëme në ekonomi familjare.

“Sot, pas reshjeve të mëdha të shiut, lumi që kalon nëpër fshatin tonë ka dalë nga shtrati, gjë që ka shkaktuar dëme të mëdha materiale tek shumë qytetarë të fshatit tonë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, bëhet e ditur se si pasojë e vërshimeve është dëmtuar rëndë edhe një shtëpi banimi.

Autoritetet lokale dhe shërbimet emergjente kanë intervenuar në zonën e prekur për të menaxhuar situatën dhe për të ndihmuar banorët.

“Faleminderit Komunës së Vitisë, Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Shërbimit Zjarrfikës, Policisë së Kosovës dhe bashkëvendësve të fshatit tonë për përkrahjen dhe angazhimin e tyre në këto raste emergjente”, thuhet më tej në njoftim.

Deri më tani, nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa autoritetet pritet të bëjnë vlerësimin e plotë të dëmeve të shkaktuara nga vërshimet. /Telegrafi/