Vera më e çmendur e Real Madridit që ende nuk ka mbaruar

Sport

Real Madridi po përjeton një nga verat më aktive në historinë e klubit në afatet kalimtare. Me më shumë se një muaj të mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, presidenti Florentino Pérez ka kryer tashmë disa lëvizje të mëdha, ndërsa priten edhe përforcime të tjera si dhe largime nga skuadra. Sezoni pa trofe, ndryshimet […]

Madhësia e shkronjave

Real Madridi po përjeton një nga verat më aktive në historinë e klubit në afatet kalimtare. Me më shumë se një muaj të mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar, presidenti Florentino Pérez ka kryer tashmë disa lëvizje të mëdha, ndërsa priten edhe përforcime të tjera si dhe largime nga skuadra.

Sezoni pa trofe, ndryshimet në stol dhe rikthimi i Jose Mourinhos kanë sjellë një revolucion në zyrat e klubit në Valdebebas. Real Madridi ka hyrë fuqishëm në afatin kalimtar për të ndërtuar një skuadër të re, e cila synon rikthimin te trofetë.

Deri tani, afati kalimtar i Real Madridit mund të përmblidhet me 21 operacione, 100 milionë euro të shpenzuara për transferime dhe 185.5 milionë euro të ardhura nga shitjet. Megjithatë, aktiviteti nuk ka përfunduar dhe pritet të ketë ende shumë zhvillime.

Projekti i ri nisi në muajin maj me largimin e Arbeloas, ndërsa më pas erdhën largimet e Dani Carvajal dhe David Alabas, të cilëve nuk iu rinovuan kontratat, si dhe largimi i Dani Ceballos, pavarësisht se kishte edhe një vit marrëveshje.

Gjithashtu, Real Madridi realizoi disa shitje të rëndësishme, me Fran Garcían që kaloi te Betis për 3 milionë euro plus bonuse dhe Gonzalon te Fulham për 40 milionë euro për 70 për qind të të drejtave të tij.

Pesë afrime të reja dhe 100 milionë euro investim

Real Madridi ia ka besuar projektin e ri Jose Mourinhos dhe deri tani ka realizuar pesë përforcime.

Në “Santiago Bernabeu” kanë mbërritur:

Në total, këto pesë lëvizje i kanë kushtuar klubit rreth 100 milionë euro.

Diomande dhe Rodri, dy goditjet e radhës

Afati kalimtar i Real Madridit nuk pritet të ndalet këtu. Klubi është shumë pranë dy përforcimeve të tjera të mëdha: Yan Diomande dhe Rodri.

Transferimi i sulmuesit nga Bregu i Fildishtë raportohet se është në fazën finale. Lojtari ka një marrëveshje pesëvjeçare me Real Madridin, ndërsa mbetet vetëm dakordimi i detajeve me RB Leipzigun. Operacioni pritet të kushtojë rreth 120 milionë euro, duke përfshirë bonuset.

Ndërkohë, negociatat për Rodrin me Manchester Cityn po avancojnë. Mesfushori spanjoll, MVP i Kupës së Botës, mund të transferohet për një shumë prej 50 deri në 60 milionë eurosh.

Nëse të dy marrëveshjet përfundojnë me sukses, Real Madridi do të shpenzojë rreth 180 milionë euro shtesë, duke e quar shifrën e blerjeve në 280 milionë euro.

Shitjet e akademisë sjellin miliona në arkat e klubit

Përveç investimeve, Real Madridi ka qenë shumë aktiv edhe në shitje, sidomos me lojtarët e akademisë.

Klubi ka arkëtuar miliona nga largimet e disa talenteve si:

Me këto operacione dhe disa shitje të tjera, të ardhurat kanë arritur në rreth 200 milionë euro.

Pavarësisht afrimeve të shumta, Real Madridi duhet të largojë disa futbollistë për të krijuar hapësirë në skuadër.

Më i afërti për largim duket të jetë Franco Mastantuono, i cili kërkohet nga disa klube të Serie A, përfshirë Napolin, Milanin dhe Fiorentinën.

Gjithashtu, në listën e lojtarëve që mund të largohen janë Raúl Asencio, i cili është qendërmbrojtësi i pestë në hierarkinë e Mourinhos, si dhe Eduardo Camavinga, i cili mund të kërkojë një aventurë të re në Ligën Premier pas konkurrencës së shtuar në mesfushë.

Me afrimet, shitjet dhe negociatat që vazhdojnë, kjo verë mund të mbetet si një nga periudhat më të mëdha të ndryshimeve në historinë e Real Madridit. /Telegrafi/