Vdes një 57 vjeçar në Prizren, pranë tij u gjet një armë

Nacionale

<div><div><img width="640" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807236-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Vdes një 57 vjeçar në Prizren, pranë tij u gjet një armë" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="768" height="432" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/807236-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Vdes një 57 vjeçar në Prizren, pranë tij u gjet një armë"></p>Një 57-vjeçar, është gjetur i vdekur sot në një fushë të fshatit Serbicë të Ulët të Prizrenit. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. “Sot, më datë 17.12.2025, rreth orës 11:35, Policia ka pranuar informatën se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, është vërejtur një person</div>

Madhësia e shkronjave

Një 57-vjeçar, është gjetur i vdekur sot në një fushë të fshatit Serbicë të Ulët të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Sot, më datë 17.12.2025, rreth orës 11:35, Policia ka pranuar informatën se në fushën e fshatit Serbicë e Ulët, në Prizren, është vërejtur një person pa shenja jete. Njësitet policore dhe emergjenca mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit. Viktima është identifikuar si M.K., 57 vjeçar, mashkull, nga fshati Serbicë e Ulët. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke mbledhur informacione, prova materiale dhe dëshmi relevante”, tha ai.
Nga shikimi fillestar është vërejtur se viktima ka një plagë të shkaktuar nga arma e zjarrit në trup, ndërsa në afërsi të trupit është gjetur një armë zjarri – pistoletë.
Prokurori kompetent është njoftuar dhe veprimet e mëtejme do të ndërmerren në përputhje me udhëzimet e tij. Hetimet janë në vazhdim me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të rastit.