Shkëlqen Donjeta Sadiku, mposht kundërshtaren holandezen dhe siguron medalje evropiane

Sport

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medalje evropiane, pasi ka kaluar me sukses çerekfinalen e Kampionatit Evropian. Sadiku në çerekfinale u përball me boksieren holandeze Maud van der Toorn, të cilën e mposhti bindshëm me rezultat 5:0. Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar medaljen evropiane në kategorinë deri në 60 kilogramë, ndërsa tash e pret […]

Madhësia e shkronjave

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medalje evropiane, pasi ka kaluar me sukses çerekfinalen e Kampionatit Evropian.

Sadiku në çerekfinale u përball me boksieren holandeze Maud van der Toorn, të cilën e mposhti bindshëm me rezultat 5:0.

Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar medaljen evropiane në kategorinë deri në 60 kilogramë, ndërsa tash e pret një tjetër përballje e rëndësishme në gjysmëfinale.

Në këtë fazë, boksierja kosovare do të përballet me garuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.

Kuluhova nuk është kundërshtare e panjohur për Sadikun. Kosovarja e kishte mposhtur atë edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Tash, Sadiku do të kërkojë një tjetër fitore ndaj Kuluhovës për të siguruar kalimin në finale dhe për ta vazhduar rrugëtimin drejt medaljes së artë evropiane./Telegrafi/