Yll Limani mysafir në natën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”

Magazina

Këngëtari Ylli Limani do të jetë mysafir i mbrëmjes në ditën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, që mbahet sonte, më 23 shtator, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Para protestuesve do të flasin këngëtarja Leonora Jakupi dhe gazetari e veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani. Në program janë edhe organizatori i […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari Ylli Limani do të jetë mysafir i mbrëmjes në ditën e tetë të protestës “Jo në emrin tim”, që mbahet sonte, më 23 shtator, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.Para protestuesve do të flasin këngëtarja Leonora Jakupi dhe gazetari e veterani i luftës çlirimtare, Resul Sinani.

Në program janë edhe organizatori i protestës, Çlirim Haziri, studentet Aolta Bajrami dhe Alma Ramaj si dhe aktivisti Arianit Elshani.

Protesta kundërshton vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.