Kënga “Choosin’ Texas” e Elle Langley është kthyer në një nga hitet më të mëdha të vitit 2026 në ShBA, duke qëndruar 23 javë në vendin e parë të Billboard Hot 100.
Me këtë sukses, kënga ka thyer rekordin e mëparshëm të Mariah Careyt me “All I Want for Christmas Is You”, e cila kishte qëndruar 22 javë në krye të listës.
“Choosin’ Texas” kombinon ‘country’, ‘rock’, ‘soul’ dhe ‘elemente disco’, ndërsa teksti trajton një histori dashurie dhe humbjeje.
Pikërisht ky kombinim i tingullit modern me emocionin e muzikës ‘country’ duket se ka tërhequr një audiencë të gjerë.
Sipas Luminate, kënga ka kaluar 911 milionë dëgjime në ShBA dhe 1.26 miliardë në mbarë botën.
Ndërkohë, Langley ka arritur më shumë se 32 milionë dëgjues mujorë në Spotify.
Kënga është përhapur përtej listave të muzikës ‘country’, duke u përfshirë edhe në lista të mëdha të Spotify dhe në udhëtime, relaks dhe momente shoqërore.
Ekspertët e muzikës vlerësojnë se suksesi i saj lidhet me ritmin tërheqës, tekstin emocional dhe zërin karakteristik të Langleyt. /Telegrafi/






