Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell.
Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 27 deri në 33 gradë.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1–4 m/s.
Ndryshe, IHK ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme do të ketë rritje graduale të temperaturave.
IHK u ka bërë apel qytetarëve për kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell dhe të qëndrojnë të hidratuar.
“Sipas parashikimeve të IHMK-së, nga data 25–29 qershor 2026, temperaturat do të jenë në rritje graduale në të gjithë territorin e Kosovës. Rajoni i Dukagjinit pritet të regjistrojë valë të nxehti të nivelit 2, ndërsa pjesa tjetër e vendit kryesisht nivelin 1″, thuhet në njoftim.
IHK po ashtu ka kërkuar kujdes nga ekspozimi i zgjatur në diell, të qëndrojmë të hidratuar dhe t’i ndjekim rekomandimet e IKSHPK-së. /Telegrafi/






