Vinicius Junior ka shpjeguar arsyen e zemërimit të tij pas zëvendësimit në ndeshjen ndaj Romës në Ligën e Kampionëve, të mërkurën mbrëma, në një moment që shkaktoi reagime të shumta në rrjetet sociale.
Jose Mourinho e riktheu brazilianin në formacionin titullar për përballjen ndaj Romës, pasi e kishte zëvendësuar në ndeshjen kundër Villarrealit. Megjithatë, këtë herë Vinicius nuk arriti ta shpërblente besimin e trajnerit.
Në minutën e 59-të, kur Real Madridi ishte në disavantazh 3-1, Mourinho vendosi ta largonte nga loja dhe ta zëvendësonte me bashkëkombësin e tij, Endrick.
Vinicius nuk e priti mirë këtë vendim, duke bërë të qartë se nuk pajtohej me zëvendësimin në atë moment të ndeshjes.
“Është e natyrshme të zemërohem kur zëvendësohem, sepse gjithmonë dua të jap më të mirën time dhe ta ndihmoj ekipin. Por ndryshimet e bëra e përcaktuan ndeshjen. Endrick e ndryshoi ritmin e lojës dhe ishte më i miri, ndërsa Carlos (Espi) u aktivizua vetëm për disa minuta dhe arriti të shënonte”, deklaroi braziliani.
O 3-1 da Roma está confirmado; José Mourinho avisa Vinícius que iria sair de campo, o brasileiro grita “EU?” e nem se olham.Depois, o Real acaba por vencer por 4-3, com golos de Endrick e Espí e assistências de Arda Güler, todos vindos do Banco. 🥶 https://t.co/NHqU2AIpsb
— Goncalodias17 (@goncalo_diass17) October 15, 2026
Ylli i Real Madridit pranoi se është i pakënaqur me paraqitjet e tij të fundit, por u shpreh i bindur se do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë.
“Jam i zemëruar me veten, sepse nuk po e shfaq versionin tim më të mirë. Por, në fund, Vini gjithmonë rikthehet dhe nuk kam asnjë dyshim se do ta gjej sërish nivelin tim”, shtoi ai.
U dënua me katër ndeshje moslojë, Vinicius thyen heshtjen dhe shpërthen ndaj La Ligas
Vinicius foli edhe për vërshëllimat e tifozëve në “Santiago Bernabeu”, duke theksuar se e kupton të drejtën e tyre për të shprehur pakënaqësinë, ndonëse pranoi se reagimet negative nuk e ndihmojnë në fushë.
“Ndoshta vërshëllimat nuk më ndihmojnë, por tifozët paguajnë biletat dhe kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre. Ne luajmë më mirë kur tifozët janë në anën tonë. Jude Bellingham luan më mirë, Kylian Mbappe luan më mirë dhe edhe unë jam më i mirë”, përfundoi Vinicius./Telegrafi/






