Mesfushori i Nottingham Forest, Morgan Gibbs-White dhe portieri i Chelseat, Robert Sanchez kanë pësuar lëndime të rënda në kokë pa përplasjes së tyre në ndeshjen e zhvilluar ditën e hënë.
Nottingham Forest mori një fitore të madhe me rezultat 3-1 në udhëtim te Chelsea në Stamford Bridge, në ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Ligës Premier.
Megjithatë, një episod i dhimbshëm mori vëmendjen e kësaj ndeshje, kur në minutën e 61-të, portieri i Bluve, Sanchez dhe ylli i Forest, Gibbs-White, patën një përplasje të madhe kokë më kokë, e cila i detyroi të dy të zëvendësoheshin.
Të dy lojtarët kërkuan ndihmë mjekësore dhe patën nevojë për qepje në kokë, me Gibbs-White dhe Sanchez që më vonë zbuloi ashpërsinë e dëmtimit të tij në rrjetet sociale.
Gibbs-White publikoi në Instagram një foto që zbuloi shkallën e lëndimit. Imazhi tregon një plagë të thellë në fytyrën e tij, nga balli deri te ura e hundës, të riparuar me qepje të shumta, me mavijosje të dukshme rreth syve.
Pavarësisht shqetësimit për lëndim, ylli i Forest ishte me humor të mirë pasi skuadra e tij siguroi tre pikë të rëndësishme në Londër. Krahas fotos së tij duke përshëndetur me gishtin e madh lart, ai shkroi: “Faleminderit për mesazhet. Çfarë fitoreje! Bravo, Taiwo Awoniyi”.
Impakti ishte aq i fortë saqë edhe Robert Sanchez nuk mundi ta vazhdonte ndeshjen. Portieri i Chelseat u zëvendësua nga Filip Jorgensen, dhe Sanchez gjithashtu kishte nevojë për qepje, të cilat i zbuloi duke ndarë një foto të plagës në majë të kokës.
Portieri spanjoll i bëri homazh kundërshtarit të tij pas ndeshjes, duke treguar sportivitet pavarësisht humbjes. Në një mesazh në rrjetet sociale, Sanchez shkroi: “Shoh që e ke pasur më keq. Shpresoj të jesh mirë, zotëri”. /Telegrafi/






