Trump publikon një grafik që krahason ‘ekskursionin me Iranin’ me luftëra të tjera

Bota

Donald Trump po përpiqet të bindë opinionin publik amerikan se konflikti me Iranin është vetëm një operacion i shkurtër, i suksesshëm dhe pothuajse rutinë. Presidenti amerikan publikoi një grafik me titullin “Kohëzgjatja e luftërave”, ku krahason luftërat historike të SHBA-së me atë që e quan “ekskursion në Iran”. Së bashku me grafikun, Trump shkroi shkurt […]

Madhësia e shkronjave

Donald Trump po përpiqet të bindë opinionin publik amerikan se konflikti me Iranin është vetëm një operacion i shkurtër, i suksesshëm dhe pothuajse rutinë.

Presidenti amerikan publikoi një grafik me titullin “Kohëzgjatja e luftërave”, ku krahason luftërat historike të SHBA-së me atë që e quan “ekskursion në Iran”.

Së bashku me grafikun, Trump shkroi shkurt “Wow. Shikojeni këtë grafik! Presidenti DJT”.

Në grafikun e tij, 79-vjeçari pretendon se “ekskursioni në Iran” ka zgjatur vetëm 6 javë. Megjithatë, një verifikim i thjeshtë tregon se kjo nuk është e saktë, pasi lufta me Iranin filloi më 28 shkurt dhe deri më 7 maj kanë kaluar më shumë se 9 javë.

Edhe pse aktualisht është në fuqi një armëpushim i brishtë, ai nuk nënkupton fundin e konfliktit.

Prandaj, shifra e Trumpit për “6 javë” nuk përputhet me realitetin në terren dhe bie ndesh me kohëzgjatjen reale të përplasjes.

Lideri ameruikan e përdor këtë krahasim për të theksuar dallimin mes tij dhe paraardhësve, duke përmendur luftëra si ajo në Afganistan dhe Vietnam, me qëllim të krijimit të imazhit të një presidenti që “i përfundon shpejt konfliktet”, në vend të “luftërave të pafundme”.

Kjo qasje lidhet edhe me klimën politike në SHBA, ku ekziston lodhje e madhe nga ndërhyrjet ushtarake të gjata në Lindjen e Mesme. Megjithatë, realiteti në terren tregon se tensionet vazhdojnë, me praninë ushtarake amerikane, bllokadat detare dhe ndikimin e vazhdueshëm në tregjet globale. /Telegrafi/