Donald Trump ka kërcënuar se do ta godasë Iranin “shumë fort përsëri” nëse nuk i ndalon përfaqësuesit e tij në Liban.
Presidenti amerikan po i referohet Hezbollahut, një grup paramilitar i lidhur me Iranin, i cili ka shkëmbyer zjarr me Izraelin.
“Irani duhet t’i ndalojë menjëherë përfaqësuesit e tij të paguar mirë në Liban që të shkaktojnë probleme”, postoi ai në Truth Social, transmeton Telegrafi.
“Nëse nuk e bëjnë këtë, ne do ta godasim Iranin shumë fort përsëri, ashtu siç bëmë javën e kaluar, vetëm më fort”, shtoi Trump.
Izraeli ka vrarë 47 persona në Liban që kur u nënshkrua marrëveshja Iran-SHBA, sipas zyrtarëve civilë vendas, dhe Hezbollahu ka vrarë pesë ushtarë izraelitë. /Telegrafi/






