Tragjedia në Shkup, Autopsia tek Ivana nuk gjen drogë e as alkool, tek Stojançe gjen kokainë dhe diazepam

Rajon

Profesori Zllatko Jaçevski, i cili ka kryer autopsinë mbi Ivana Stojanoska, në seancën gjyqësore bëri dallim mes lëndimeve të shkaktuara nga rënia dhe atyre të marra më herët. Sipas tij, një pjesë e lëndimeve në fytyrë ishin të vjetra rreth një javë, ndërsa mavijosjet në qafë kanë ndodhur pak para vdekjes. Ai deklaroi se tek […]

Madhësia e shkronjave

Profesori Zllatko Jaçevski, i cili ka kryer autopsinë mbi Ivana Stojanoska, në seancën gjyqësore bëri dallim mes lëndimeve të shkaktuara nga rënia dhe atyre të marra më herët.

Sipas tij, një pjesë e lëndimeve në fytyrë ishin të vjetra rreth një javë, ndërsa mavijosjet në qafë kanë ndodhur pak para vdekjes.

Ai deklaroi se tek Ivana nuk është konstatuar prani e alkoolit, drogës apo sedativëve. Ndërkohë, tek i akuzuari Stojançe Jovanovski janë gjetur kokainë dhe diazepam në përqendrime të larta.

Nga ana tjetër, mjekja Ana Ivçeva theksoi se lëndimet në mjekër janë shkaktuar nga shtrëngimi me gishta.

I akuzuari në dëshminë e tij ka mohuar ushtrimin e dhunës dhe nuk ka përmendur pretendimet për rrahje.

Seanca gjyqësore do të vazhdojë me fjalët përfundimtare, të caktuara për 28 prill.