Tjetër ngjarje e rëndë në Durrës, turisti rrëzohet me motor dhe humb jetën

Nacionale

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në Durrës. Një turist, i identifikuar si Arben Karamuco është rrëzuar nga motori dhe për pasojë ka humbur jetën. Ngjarja është shënuar te Kepi i Rodonit, teksa ka qenë duke eksploruar zonën. Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku […]

Madhësia e shkronjave

Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në Durrës.

Një turist, i identifikuar si Arben Karamuco është rrëzuar nga motori dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ngjarja është shënuar te Kepi i Rodonit, teksa ka qenë duke eksploruar zonën.

Ky aksident vjen pas tragjedisë që ndodhi më herët gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një automjet përplasi 3 fëmijë që ishin duke luajtur në trotuar, duke lënë të vdekur 2 prej tyre dhe të plagosur rëndë një tjetër.