Dy persona janë therur me thikë në një rrugë në veri të Londrës nga një burrë që shënjestroi anëtarë të komunitetit hebraik vetëm pak metra larg një sinagoge.
Viktimat janë anëtarë të komunitetit ortodoks hebraik në Golders Green, transmeton Telegrafi.
Të dy kanë pësuar lëndime të rënda, por janë në gjendje të qëndrueshme.
Grupi i sigurisë së komunitetit hebraik Shomrim tha se një burrë po vraponte përgjatë Golders Green duke u përpjekur të therte njerëz hebrenj.
Një dëshmitar i tha LBC se një person u ther me thikë jashtë sinagogës Hager’s Shul përpara se sulmuesi të vraponte në rrugën Golders Green drejt Hendon ku u sulmua një viktimë tjetër.
Të dy viktimat morën trajtim në vendngjarje.
“Ishte një therje me thikë jashtë sinagogës në Highfield Avenue. Sulmuesi vrapoi në rrugë ku e goditi me thikë dikë tjetër seriozisht. Policia arriti atje dhe e goditi me elektro-shok djalin. Gjithçka është rrethuar”, tha një dëshmitar. /Telegrafi/






