Një tërmet me magnitudë 4.3 ballë të Rihterit goditi Toskanën këtë mëngjes, njoftoi Instituti Kombëtar Italian për Gjeofizikë dhe Vullkanologji.
Tërmeti u regjistrua në orën 10:15 të mëngjesit sipas kohës lokale.
Epiqendra e tij ishte shtatë kilometra në perëndim të Pizës, në një zonë afër bregdetit, dhe fokusi ishte në një thellësi prej tetë kilometrash.
Lëkundjet u ndjenë nga banorët e Pizës dhe Livornos dhe pjesëve përreth Toskanës.
Mediat lokale raportuan se tërmeti u ndje edhe në Valdera, në bregdet dhe në zonën e Versilias.
Deri më tani nuk ka informacione të konfirmuara për të lënduar apo dëme të mëdha materiale.






