Lista Serbe është tërhequr pas ftesës për seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut, pasi dokumenti fillestar nuk përmbante shënimin zyrtar “Republika e Kosovës”.
Ftesa e re për seancën konstituive të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut tash mban emrin zyrtar “Republika e Kosovës”, dhe është e shënuar edhe në gjuhën shqipe, raporton Dukagjini.
Megjithatë, më herët kryetari i sapozgjedhur, Milan Radojeviq, dhe partia e tij, Lista Serbe, njoftuan se nuk do ta respektojnë rendin kushtetues të vendit.
Sipas ligjit, çdo dokument zyrtar i institucionit komunal duhet të përmbajë shënimin “Republika e Kosovës” dhe të jetë në të dyja gjuhët zyrtare, shqipe dhe serbe.
Megjithatë, ftesa e parë e dërguar nga kryetari i sapozgjedhur Milan Radojeviq i është drejtuar këshilltarëve vetëm në gjuhën serbe dhe nuk përmend emrin zyrtar të shtetit, duke shkelur kështu Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve dhe standardet kushtetuese për dokumentacionin shtetëror.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, që ka rol mbikëqyrës mbi komunat, kishte refuzuar mbajtjen e seancës më 5 dhjetor, duke argumentuar se mungesa e emrit “Republika e Kosovës” në dokumentacion e bën të pavlefshme thirrjen e seancës.
Tërhiqet Lista Serbe, ftesat për inaugurim të kuvendeve komunale i bën me “Republika e Kosovës”
<div><div><img width="640" height="404" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802341-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Tërhiqet Lista Serbe, ftesat për inaugurim të kuvendeve komunale i bën me “Republika e Kosovës”" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="696" height="439" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/11/802341-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Tërhiqet Lista Serbe, ftesat për inaugurim të kuvendeve komunale i bën me “Republika e Kosovës”" loading="lazy"></p>Lista Serbe është tërhequr pas ftesës për seancën konstituive të Mitrovicës së Veriut, pasi dokumenti fillestar nuk përmbante shënimin zyrtar “Republika e Kosovës”. Ftesa e re për seancën konstituive të Kuvendit të Mitrovicës së Veriut tash mban emrin zyrtar “Republika e Kosovës”, dhe është e shënuar edhe në gjuhën shqipe, raporton Dukagjini. Megjithatë, më herët</div>






