Ministria në detyrë i Mbrojtjes, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në Stambol ku u prit nga homologu i tij, Mustafa Çiftçi, me të cilin bisedoi për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
Sveçla përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se e ka falenderuar Turqinë për kontributin e saj në sigurinë rajonale dhe stabilitetin në Kosovë, përmes angazhimit në misionin KFOR dhe bashkëpunimit të ngushtë me Policinë e Kosovës.
“Vlerësova lartë partneritetin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Ministrisë së Punëve të Brendshme, veçanërisht në ngritjen e kapaciteteve profesionale të Policisë së Kosovës përmes trajnimeve dhe bashkëpunimit operacional. Diskutuam gjithashtu avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë përfshirë furnizimin me pajisje moderne për Policinë e Kosovës dhe mundësitë për projekte të përbashkëta me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes. Theksova edhe rëndësinë e projektit strategjik për hapjen e fabrikës së municionit në Kosovë, si dhe përkushtimin e institucioneve tona në luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Sveçla.
Po ashtu ministri në detyra tha se ka riafirmuar gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Turqisë dhe e ftova ministrin Çiftçi për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës, me qëllim avancimin e projekteve konkrete dhe nënshkrimin e marrëveshjeve të interesit të përbashkët sikurse ajo për njohje reciproke të patent shoferëve. /Telegrafi/






