Man Utd pranë goditjes së madhe – ylli i Ligës Premier po zbarkon në ‘Old Trafford’

Sport

Manchester United dhe Brighton janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e mesfushorit Carlos Baleba, raporton David Ornstein i The Athletic. Bisedimet po avancojnë dhe palët po punojnë për të gjetur marrëveshjen përfundimtare. “Djajtë e Kuq” kanë paraqitur një ofertë prej rreth 70 milionë eurosh fillestare, plus 5.9 milionë euro në formë bonusesh të […]

Madhësia e shkronjave

Manchester United dhe Brighton janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për transferimin e mesfushorit Carlos Baleba, raporton David Ornstein i The Athletic.

Bisedimet po avancojnë dhe palët po punojnë për të gjetur marrëveshjen përfundimtare.

“Djajtë e Kuq” kanë paraqitur një ofertë prej rreth 70 milionë eurosh fillestare, plus 5.9 milionë euro në formë bonusesh të lidhura me paraqitjet dhe objektivat.

Megjithatë, negociatat vazhdojnë pasi Brighton kërkon një vlerësim pak më të lartë për 22-vjeçarin.

Pavarësisht negociatave në vazhdim, bisedimet janë pozitive dhe të gjitha palët po punojnë për ta finalizuar transferimin e reprezentuesit të Kamerunit në “Old Trafford”.

Trajneri Michael Carrick e ka bërë përforcimin e mesfushës qendrore një prioritet, pas transferimeve të Youri Tielemans dhe Andrey Santos gjatë kësaj vere.

Baleba regjistroi 35 paraqitje në të gjitha garat për Brighton sezonin e kaluar./Telegrafi/