Mick Jagger dhe e fejuara e tij, balerina Melanie Hamrick, tërhoqën vëmendje në “NYC Ballet Spring Gala”, ku u shfaqën shumë të afërt dhe në humor të mirë në tapetin e kuq.
Legjenda e Rolling Stones, 82 vjeç, u paraqit me një kostum elegant dhe atlete të zeza, ndërsa Melanie, 38 vjeçe, mahniti me një fustan argjendi që vinte në pah linjat e saj prej balerine.
Këngëtari britanik u pa duke bërë shaka me fotografët, duke buzëqeshur dhe duke luajtur me syzet para kamerave, ndërsa çifti pozonte i lumtur së bashku, shkruan DailyMail.
Mick dhe Melanie janë në një lidhje që prej vitit 2014, ndërsa balerina zbuloi muajin e kaluar se ata janë fejuar prej “dy ose tre vitesh”.
Dyshja kanë edhe një djalë së bashku, Deveraux Octavian Basil, i lindur në vitin 2016.
Pavarësisht diferencës së madhe në moshë, Hamrick ka deklaruar më herët se nuk ndikohet nga komentet publike për marrëdhënien e tyre.
Paraqitja e çiftit vjen vetëm pak ditë pasi Jagger u bashkua me Keith Richards dhe Ronnie Wood në promovimin e albumit të ri të Rolling Stones, “Foreign Tongues”, që publikohet në korrik. /Telegrafi/






