Sulmohet një anije në Ngushticën e Hormuzit, raportohet për të vrarë

Bota

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një anije tregtare u godit të dielën në Ngushticën e Hormuzit, njoftuan autoritetet iraniane. Sipas guvernatorit të qytetit Qeshm, Amir Teymouri, anija u godit në ujërat pranë ishujve Hengam dhe Qeshm. Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se nga ka ardhur goditja. Agjencia […]

Madhësia e shkronjave

Një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pasi një anije tregtare u godit të dielën në Ngushticën e Hormuzit, njoftuan autoritetet iraniane.

Sipas guvernatorit të qytetit Qeshm, Amir Teymouri, anija u godit në ujërat pranë ishujve Hengam dhe Qeshm.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur se nga ka ardhur goditja.

Agjencia britanike e sigurisë detare UKMTO konfirmoi se kishte marrë një raport për një anije që ishte goditur nga një “predhë e paidentifikuar” teksa po lundronte nëpër ngushticë.

Më vonë, UKMTO raportoi se në bordin e anijes kishte shpërthyer zjarr dhe se autoritetet lokale po ndihmonin në evakuimin e ekuipazhit.

Ngushtica e Hormuzit është një nga rrugët detare më të rëndësishme në botë për transportin e naftës dhe gazit dhe ndodhet në qendër të tensioneve të vazhdueshme mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet u kanë bërë thirrje anijeve që të lundrojnë me kujdes dhe të raportojnë çdo aktivitet të dyshimtë, ndërsa incidenti është duke u hetuar.