S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit

Nacionale

<div><div><img width="640" height="359" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803349-attachment-1024x575.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1184" height="665" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/803349-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="S’ka alokim të pagave, vazhdon protesta edhe nesër nga transportuesit" loading="lazy"></p>Kryeqyteti do të mbetet edhe nesër pa autobusë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës. Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara. Elmi Gashi, në një prononcim për media, tha se</div>

Madhësia e shkronjave

Kryeqyteti do të mbetet edhe nesër pa autobusë, pasi punëtorët e “Trafikut Urban” dhe operatorët privatë vazhdojnë të presin ekzekutimin e mjeteve financiare nga Komuna e Prishtinës.
Nga “Trafiku Urban” kanë bërë të ditur se rikthimi në punë varet vetëm nga alokimi i borxheve të papaguara.
Elmi Gashi, në një prononcim për media, tha se sapo paratë të transferohen në llogaritë e punëtorëve dhe operatorëve, shërbimi do të rifillojë menjëherë, për 30 minuta .
“Protesta ka përfunduar, por jemi në pritje të alokimit të mjeteve. Që të paguhen rrogat dhe obligimet ndaj operatorëve privatë, duhet të kryhet bartja e fondeve. Në momentin që ndodh kjo, jemi gati të nisemi me punë, na duhen rreth 30 minuta për t’u përgatitur”, tha Gashi.