Nxënësit e Shkollës Fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc kanë kërkuar që trotuaret përgjatë rrugëve të shkollës të lirohen nga veturat e parkuara, me qëllim që lëvizja e tyre drejt shkollës të jetë më e sigurt.
Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka bërë të ditur se kërkesa e nxënësve do të trajtohet me seriozitet dhe se nga dita e nesërme do të ketë kontrolle në terren.
Pajaziti u ka bërë apel shoferëve që të mos parkojnë në trotuare, duke theksuar se ato janë të destinuara për këmbësorët dhe veçanërisht për fëmijët që i përdorin çdo ditë gjatë rrugës për në shkollë.
Sipas tij, aty ku rregullat nuk respektohen, do të ndërmerren masat përkatëse./BujanociNet/






