Banorët e Tërnocit kërkojnë ndërhyrje në rrugë: “Të rregullohen gropat”

Vendore

Shumë banorë të Tërnocit kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e disa pjesëve të rrugës në fshat, ku janë krijuar gropa dhe dëmtime të dukshme në asfalt.Përmes rrjeteve sociale, qytetarët kanë kërkuar nga institucionet që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e tyre, duke theksuar se gjendja e rrugës vështirëson qarkullimin dhe mund të paraqesë […]

Madhësia e shkronjave

Shumë banorë të Tërnocit kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e disa pjesëve të rrugës në fshat, ku janë krijuar gropa dhe dëmtime të dukshme në asfalt.
Përmes rrjeteve sociale, qytetarët kanë kërkuar nga institucionet që të ndërhyjnë sa më shpejt për sanimin e tyre, duke theksuar se gjendja e rrugës vështirëson qarkullimin dhe mund të paraqesë rrezik për automjetet.
Fotot e dërguara nga banorët tregojnë dëmtime të asfaltit në disa pika të rrugës, ndërsa shqetësimi është ngritur publikisht përmes rrjeteve sociale.
Banorët presin që kërkesa e tyre të merret parasysh dhe që gropat të sanohen, në mënyrë që qarkullimi në këtë pjesë të Tërnocit të jetë më i sigurt./BujanociNet/