Lopa arratiset nga ferma dhe del në autostradë, shkakton kaos në trafik në SHBA

Life/Bizare

Një lopë e arratisur nga një fermë në Pikesville, Maryland, shkaktoi momente të pazakonta pasi vrapoi nëpër oborret e banorëve dhe më pas doli në autostradë, duke ngadalësuar trafikun. Policia dhe punonjësit e fermës u vunë në ndjekje të kafshës, e cila arriti deri në autostradë përpara se të kapej. Pronari i fermës, Tom Baum, […]

Madhësia e shkronjave

Një lopë e arratisur nga një fermë në Pikesville, Maryland, shkaktoi momente të pazakonta pasi vrapoi nëpër oborret e banorëve dhe më pas doli në autostradë, duke ngadalësuar trafikun.

Policia dhe punonjësit e fermës u vunë në ndjekje të kafshës, e cila arriti deri në autostradë përpara se të kapej.

Pronari i fermës, Tom Baum, tha se lopa kishte arritur të dilte nga rrethimi.

Ajo ishte e rraskapitur pas aventurës, por fatmirësisht nuk kishte pësuar lëndime.

Për të parandaluar arratisje të ngjashme, pronari ka paralajmëruar vendosjen e një gardhi të ri. /Telegrafi/

Komentet