Shoshi për deklaratën e Gashit: Paret i ke ti, jo qytetari se ja ke vjedhë

Nacionale

<div><div><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804033-attachment.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Shoshi për deklaratën e Gashit: Paret i ke ti, jo qytetari se ja ke vjedhë" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="600" height="360" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/804033-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Shoshi për deklaratën e Gashit: Paret i ke ti, jo qytetari se ja ke vjedhë" loading="lazy"></p>Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një deklarate të zëvendësministres në detyrë Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila është cituar të ketë thënë se “sot qytetari ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve”. Musliu-Shoshi e quajti këtë deklaratë propagandë</div>

Madhësia e shkronjave

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar me tone të ashpra ndaj një deklarate të zëvendësministres në detyrë Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, e cila është cituar të ketë thënë se “sot qytetari ka pare më shumë se që ka pas para 10 viteve”.
Musliu-Shoshi e quajti këtë deklaratë propagandë dhe tallje me realitetin e vështirë ekonomik të qytetarëve.
Postimi:
Paret i ke ti, jo qytetari se ja ke vjedhë!
E njëjta zyrtare që sot flet për mirëqenie, si zv.ministre ua jepte tenderët Germin-it, organizatës ku vetë kishte qenë drejtuese. Kjo s’quhet konflikt interesi, kjo është hajni e pastër.
Mjaft u tallët me realitetin e familjeve që përballen me çmime të larta e me ikjen masive të të rinjve.
Më pak propagandë. Më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve.