SHBA-të kryejnë sulme të reja në Iran

Bota

Ushtria amerikane ka kryer sulme të reja në Iran. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një bazë ushtarake u vu në shënjestër, transmeton Telegrafi. Zyrtarët besojnë se ajo “paraqiste një kërcënim për forcat amerikane dhe trafikun detar tregtar në Ngushticën e Hormuzit”. Dronët e shumtë iranianë thuhet gjithashtu se janë rrëzuar. Kjo ndodh ndërsa Uashingtoni dhe […]

Madhësia e shkronjave

Ushtria amerikane ka kryer sulme të reja në Iran.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, një bazë ushtarake u vu në shënjestër, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët besojnë se ajo “paraqiste një kërcënim për forcat amerikane dhe trafikun detar tregtar në Ngushticën e Hormuzit”.

Dronët e shumtë iranianë thuhet gjithashtu se janë rrëzuar.

Kjo ndodh ndërsa Uashingtoni dhe Teherani vazhdojnë negociatat për t’i dhënë fund konfliktit tremujor në Lindjen e Mesme.

Të hënën, SHBA-të thanë se kishin nisur “sulme vetëmbrojtëse” – dhe kishin në shënjestër anije që dyshohet se po vendosnin mina.

Irani pretendoi se këto sulme ishin një shkelje e një armëpushimi të brishtë. /Telegrafi/