Tensione në Itali, protestuesit hyjnë në Koloseum – përplasje me policinë në disa qytete

Bota

Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në qytetet kryesore të Italisë kundër rritjes së kostos së jetesës, qeverisë së Giorgia Melonit dhe luftërave në Lindjen e Mesme. Protestat ishin kryesisht paqësore, por në Romë, Firence, Bolonjë dhe Torino u regjistruan tensione dhe përplasje me policinë. Në Romë, një grup protestuesish hyri në Koloseum, ndërsa në Bolonjë […]

Madhësia e shkronjave

Mijëra qytetarë protestuan të shtunën në qytetet kryesore të Italisë kundër rritjes së kostos së jetesës, qeverisë së Giorgia Melonit dhe luftërave në Lindjen e Mesme.

Protestat ishin kryesisht paqësore, por në Romë, Firence, Bolonjë dhe Torino u regjistruan tensione dhe përplasje me policinë.

Në Romë, një grup protestuesish hyri në Koloseum, ndërsa në Bolonjë policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji.

Për garantimin e sigurisë, qeveria angazhoi policë dhe ushtarë, ndërsa në Milano u dislokuan 500 ushtarë.

Sipas autoriteteve, nëntë persona u arrestuan, 87 u raportuan dhe 371 të tjerë u shoqëruan në polici për verifikime.

Kryeministrja Giorgia Meloni vlerësoi operacionin e sigurisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar duhet të garantohet, por edhe siguria e qytetarëve duhet të mbrohet. /Telegrafi/

Komentet