Selin dhe Mateo pajtohen live gjatë emisionit pas hatërmbetjeve nga Big Brother

Magazina

Në Big Brother VIP Albania 5 kanë qenë miq të mirë, por që pas përfundimit ndërroi gjithçka. Bëhet fjalë për Selin Bollatin dhe Mateo Borrin, të cilët pas daljes nga shtëpia e famshme shkëputën marrëdhëniet me njëri-tjetrin. Kjo ishte vënë re në bazë të rrjeteve sociale, ku nuk ndiqeshin më në Instagram. E ftuar në […]

Madhësia e shkronjave

Në Big Brother VIP Albania 5 kanë qenë miq të mirë, por që pas përfundimit ndërroi gjithçka.

Bëhet fjalë për Selin Bollatin dhe Mateo Borrin, të cilët pas daljes nga shtëpia e famshme shkëputën marrëdhëniet me njëri-tjetrin.

Kjo ishte vënë re në bazë të rrjeteve sociale, ku nuk ndiqeshin më në Instagram.

E ftuar në “Top Arena”, fituesja e këtij edicioni i dha dorën Mateos, duke theksuar se nuk ka hatërmbetje.

Ata nuk dhanë ndonjë detaj se përse nuk flisnin, por që nuk ishte ajo që e hoqi nga rrjetet sociale.

Sidoqoftë, secili tani po vazhdon me jetën e tyre, duke lënë pas gjithçka në atë format.

Selin po ashtu po merret me disa projekte dhe se tani ka nisur bashkëjetesën me DJ Gimbon në Tiranë. /Telegrafi/