Trajneri i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Scaloni, ka konfirmuar renditjen e kapitenëve pas daljes në pension të Lionel Messit.
Scaloni është ngarkuar me rindërtimin e ekipit kombëtar në epokën pas Messit dhe një nga detyrat e tij është të gjej pasuesin e tij si kapiten i ekipit.
Pa humbur kohë, përzgjedhësi i Argjentinës ka gjetur tashmë pasuesin dhe ai është mbrojtësi i Atletico Madridit, Cristian Romero.
“Kapiteni pas Leos dhe Otamendit është Cuti Romero. I dyti do të jetë Emiliano Martinez , i treti Lautaro Martinez”, ka thënë Scaloni.
Ndryshe nën-kampionët e Kupës së Botës 2026 do të përballen me Bolivinë sonte në një ndeshje miqësore, përpara se të presin Burkina Fason të shtunën.
Miqësorja kundër Beninit më 6 tetor do të jetë ndeshja e lamtumirës së Messit me ekipin kombëtar argjentinas. /Telegrafi/






