Olise kërkon një klauzolë marramendëse për të rinovuar me Bayern Munichun

Sport

Michael Olise është gati t’ia dedikojë të ardhmen afatgjatë Bayern Munichut, por ylli francez ka vendosur një kusht të rëndësishëm në negociatat për kontratën e re. Sulmuesi anësor kërkon që në marrëveshjen e re të përfshihet një klauzolë e lartë lirimi, në mënyrë që të ketë kontroll mbi të ardhmen e tij, sidomos pas interesimit […]

Madhësia e shkronjave

Michael Olise është gati t’ia dedikojë të ardhmen afatgjatë Bayern Munichut, por ylli francez ka vendosur një kusht të rëndësishëm në negociatat për kontratën e re.

Sulmuesi anësor kërkon që në marrëveshjen e re të përfshihet një klauzolë e lartë lirimi, në mënyrë që të ketë kontroll mbi të ardhmen e tij, sidomos pas interesimit të madh nga Real Madridi.

Bayern Munich dëshiron ta blindojë 24-vjeçarin me një kontratë të re, duke synuar ta zgjasë qëndrimin e tij në klub nga viti 2029 deri në vitin 2032. Gjiganti bavarez raportohet se i ka ofruar gjithashtu një rritje të madhe të pagës, në rreth 24 milionë euro në vit, duke e afruar me nivelin e pagave të Harry Kane dhe Jamal Musialas.

Pavarësisht ofertës së majme, kampi i Olises ende nuk ka dhënë dritën jeshile. Sipas Bild, francezi do të nënshkruajë kontratën e re vetëm nëse ajo përmban një klauzolë lirimi prej rreth 195 milionë euro.

Kjo do t’i jepte Olises mundësinë të vendoste vetë për të ardhmen e tij në rast se një klub do të ishte i gatshëm ta paguante shumën e përcaktuar në kontratë.

Bayern është i interesuar ta mbyllë sa më shpejt marrëveshjen, veçanërisht pas fillimit të jashtëzakonshëm të sezonit nga Olise. Francezi ka regjistruar tashmë 12 kontribute direkte në gola në vetëm shtatë paraqitje.

Kërkesa e Olises për një klauzolë largimi lidhet kryesisht me spekulimet për një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Sipas raportimeve të L’Equipe, gjatë Kupës së Botës 2026, Olise kishte diskutuar mundësinë e transferimit në kryeqytetin spanjoll me bashkëkombësit e tij, Kylian Mbappe dhe Aurelien Tchouameni./Telegrafi/