Finalja e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës nuk dominoi vetëm ekranet televizive, por edhe kërkimet në internet.
Sipas të dhënave të Google Trends, pyetja “Sa zgjat koha shtesë në futboll?” arriti nivelin më të lartë të kërkimeve në Spanjë në 20 vitet e fundit.
Interesi i madh erdhi pasi finalja në stadiumin MetLife përfundoi pa gola në kohën e rregullt dhe kaloi në vazhdime, ku Ferran Torres shënoi golin që i siguroi Spanjës titullin e dytë kampion bote.
Përveç pyetjes për kohën shtesë, pesë kërkimet më të njohura në Spanjë gjatë finales ishin:
Pas përfundimit të finales dhe shpalljes së Spanjës kampione, u rrit ndjeshëm edhe interesi për fanellën e re të kombëtares.
Kërkimet për “fanella e Spanjës me dy yje” dhe “fanella e re e Spanjës” u bënë ndër më të kërkuarat në vend.
Ndërkohë, në Argjentinë, menjëherë pas humbjes në finale, tema më e kërkuar në internet ishte Kupa e Botës 2030, me tifozët që tashmë e kthyen vëmendjen te edicioni i ardhshëm.
Në nivel global, fotografia e famshme ku Lionel Messi mban në krahë dhe lan në vaskë foshnjën Lamine Yamal u bë trendi numër një në Google, pasi imazhi simbolik mori një domethënie të re pas finales, ku Yamal udhëhoqi Spanjën drejt triumfit ndaj Argjentinës. /Telegrafi/






