Rusia godet ndërtesën 25-katëshe në Kiev, të paktën një i vdekur

Bota

Një sulm rus gjatë natës ka goditur Kievin, duke dëmtuar një ndërtesë 25-katëshe banimi në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit ukrainas. Sipas autoriteteve lokale, në pjesët e sipërme të ndërtesës është shkaktuar zjarr, ndërsa ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje. Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se një person ka humbur jetën dhe dy të […]

Madhësia e shkronjave

Një sulm rus gjatë natës ka goditur Kievin, duke dëmtuar një ndërtesë 25-katëshe banimi në lagjen Darnytskyi të kryeqytetit ukrainas.

Sipas autoriteteve lokale, në pjesët e sipërme të ndërtesës është shkaktuar zjarr, ndërsa ekipet e emergjencës kanë dalë në vendngjarje.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit.

Sulmi ka shkaktuar gjithashtu dëme në infrastrukturën e qytetit, raportojnë mediat ukrainase.

U raportua se Ura Jugore e Kievit u godit sërish, ndërsa qarkullimi në disa ura u kufizua përkohësisht për shkak të sulmeve gjatë natës.

Autoritetet ukrainase vazhdojnë të vlerësojnë dëmet dhe pasojat e sulmit, ndërsa ekipet e emergjencës po punojnë në zonat e prekura. /Telegrafi/