Rasti paradoksal i Christa Pike – pas tentimit për ekzekutim, mjekët po luftojnë për t’ia shpëtuar jetën

Bota

Christa Pike, 50-vjeçarja e dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Tennesseet, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi i mbijetoi dy përpjekjeve të njëpasnjëshme për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës. Incidenti i pazakontë ka bërë që guvernatori i Tennesseet të pezullojë me urgjencë të gjitha ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit. “Për momentin […]

Madhësia e shkronjave

Christa Pike, 50-vjeçarja e dënuar me vdekje në shtetin amerikan të Tennesseet, ndodhet në spital në gjendje kritike, pasi i mbijetoi dy përpjekjeve të njëpasnjëshme për ekzekutim me injeksion vdekjeprurës.

Incidenti i pazakontë ka bërë që guvernatori i Tennesseet të pezullojë me urgjencë të gjitha ekzekutimet e planifikuara deri në fund të vitit.

“Për momentin nuk kemi shumë të reja për gjendjen e saj shëndetësore, por e dimë se është gjallë”, tha avokati i saj, Randy Spivey. Mbrojtja tashmë po kërkon që dënimi me vdekje t’i shndërrohet në një dënim tjetër, shkruan bbc.

Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer, krim të cilin e kreu kur ishte 18 vjeçe, së bashku me të dashurin e atëhershëm, Tadaryl Shipp.

Përpjekja për ekzekutimin e saj u zhvillua të mërkurën, pasi Gjykata Supreme e SHBA-së hodhi poshtë në momentet e fundit ankesat e mbrojtjes.

Sipas avokatit të saj, ekipi i ekzekutimit kaloi rreth një orë duke u përpjekur të vendoste linjën intravenoze. Ai tha se kishte numëruar të paktën shtatë gjilpëra të përdorura vetëm në krahun e majtë të Pike, ndërsa njëra prej tyre dukej e përkulur kur u nxor.

Edhe pse asaj iu injektuan dy doza të anestezikut të fuqishëm pentobarbital, Pike vazhdonte të merrte frymë.

Dëshmitarët u mbajtën në një dhomë të errët, pas një perdeje të mbyllur, pa informacion se çfarë po ndodhte. Më pas, e dënuara u transportua me ambulancë në spital. /Telegrafi/