Rrustem Mustafa: Zgjedhja e presidentes po afrohet, zgjidhja nuk bëhet në oda e shtëpi private, por në institucione

Nacionale

<div><div><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824382-rrustem-mustafa-zgjedhja-e-presidentes-po-afrohet-zgjidhja-nuk-behet-ne-oda-e-shtepi-699f47e2595b2.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="rrustem-mustafa:-zgjedhja-e-presidentes-po-afrohet,-zgjidhja-nuk-behet-ne-oda-e-shtepi-private,-por-ne-institucione" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="524" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824382-rrustem-mustafa-zgjedhja-e-presidentes-po-afrohet-zgjidhja-nuk-behet-ne-oda-e-shtepi-699f47e2595b2.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="rrustem-mustafa:-zgjedhja-e-presidentes-po-afrohet,-zgjidhja-nuk-behet-ne-oda-e-shtepi-private,-por-ne-institucione" loading="lazy"></p>Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa ka shkruar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri. Mustafa në një shkrim në profilin e tij ka thënë se s’duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime duke përdorur emra me vlera të mëdha. Tutje ai ka thënë se presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi</div>

Madhësia e shkronjave

Ish-komandanti i UÇK-së, Rrustem Mustafa ka shkruar lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit të ri.
Mustafa në një shkrim në profilin e tij ka thënë se s’duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime duke përdorur emra me vlera të mëdha.
Tutje ai ka thënë se presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione.
“ Po afrohet zgjedhja e Presidentes.Nuk duhet lejuar që nisma politike të ndërtohen mbi mashtrime, duke përdorur emra që përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme. Presidentja nuk zgjidhet në oda e shtëpi private, por në institucione. Çdo tentim për lojë me këto vlera është përpjekje e qëllimshme për t’i devalvuar ato”, ka shkruar ai.