Arsenali përgatit goditjen e madhe, synon transferimin e lojtarit kryesor të Man Cityt

Sport

Arsenali raportohet se ka mundësi financiare për të bërë një ofertë të jashtëzakonshme për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland, por rrugën drejt transferimit të tij mund t’ia vështirësojë një tjetër gjigant evropian. Më 25 shtator u raportua se Manchester City ishte shpallur fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljet e rënda të […]

Madhësia e shkronjave

Arsenali raportohet se ka mundësi financiare për të bërë një ofertë të jashtëzakonshme për sulmuesin e Manchester Cityt, Erling Haaland, por rrugën drejt transferimit të tij mund t’ia vështirësojë një tjetër gjigant evropian.

Më 25 shtator u raportua se Manchester City ishte shpallur fajtor për të gjitha akuzat që lidhen me shkeljet e rënda të rregullave financiare të Ligës Premier, gjatë periudhës 2009-2018, pas vendimit të një komisioni të pavarur.

Klubi anglez ka apeluar vendimin, ndërsa në rast se ai konfirmohet, mund të përballet me sanksione të rënda, duke filluar nga zbritja e pikëve e deri te rënia nga liga apo përjashtimi nga Liga Premier.

Një situatë e tillë mund të ndikojë edhe në të ardhmen e yjeve kryesorë të skuadrës, përfshirë Haalandin. Sulmuesi norvegjez ka kontratë me “Qytetarët” deri në vitin 2034 dhe raportohet se përfiton rreth 500 mijë funte në javë.

Sipas TEAMtalk, Arsenali po e shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit norvegjez, në rast se ai bëhet i disponueshëm në treg. “Topçinjtë” besohet se kanë kapacitetin financiar për të realizuar një lëvizje të tillë, por nuk janë të vetmit të interesuar.

Barcelona gjithashtu po e monitoron situatën, pasi është në kërkim të një sulmuesi qendror, pavarësisht paraqitjeve të mira të Raphinhas në këtë pozitë gjatë fillimit të sezonit.

Gazetari i transferimeve, Graeme Bailey, duke folur në podcastin e TEAMtalk, ka zbuluar se Haaland dhe përfaqësuesit e tij e kishin konsideruar vitin 2027 si moment të mundshëm për një transferim, pavarësisht situatës aktuale të Manchester Cityt.

“Informacionet tona janë se, pavarësisht nëse City bie nga liga apo jo, Haaland dhe kampi i tij po e shikonin vitin 2027 si momentin e mundshëm për një transferim, pasi është një vit ndërmjet dy kompeticioneve të mëdha ndërkombëtare”, deklaroi Bailey.

Ai shtoi se Arsenali do të interesohej patjetër në rast se një futbollist i nivelit të Haalandit do të dilte në treg, duke qenë një prej klubeve më të mëdha në Evropë./Telegrafi/