Milani nis planet për verën, ylli suedez po shihet si pasardhësi ideal i Modricit

Sport

Milani po planifikon përforcime në mesfushë për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve nga Italia, kuqezinjtë kanë vendosur në shënjestër mesfushorin e Brightonit, Yasin Ayari. Reparti i mesfushës aktualisht i ofron trajnerit Ruben Amorim disa alternativa, përfshirë Luka Modricin, Adrien Rabiot, Yunus Musah, Ruben Loftus-Cheek, Ardon Jasharin dhe talentin Christian Comotto. Megjithatë, situata mund të […]

Madhësia e shkronjave

Milani po planifikon përforcime në mesfushë për sezonin e ardhshëm, ndërsa sipas raportimeve nga Italia, kuqezinjtë kanë vendosur në shënjestër mesfushorin e Brightonit, Yasin Ayari.

Reparti i mesfushës aktualisht i ofron trajnerit Ruben Amorim disa alternativa, përfshirë Luka Modricin, Adrien Rabiot, Yunus Musah, Ruben Loftus-Cheek, Ardon Jasharin dhe talentin Christian Comotto.

Megjithatë, situata mund të ndryshojë ndjeshëm në verën e vitit të ardhshëm. Modric, 41-vjeçar, është në vitin e fundit të kontratës dhe mund të vendosë t’i japë fund karrierës si futbollist. Edhe nëse kroati vazhdon të luajë, një tjetër rinovim me Milanin duket pak i mundshëm.

Ndërkohë, sipas Calciomercato edhe e ardhmja e Loftus-Cheek në “San Siro” është në pikëpyetje. Po ashtu, Ardon Jashari, i cili ka pasur vështirësi për të siguruar një vend të rregullt në formacion që prej transferimit te Milani verën e kaluar, nuk e ka të garantuar qëndrimin për sezonin 2027/28.

Për këtë arsye, Milani ka nisur të shqyrtojë alternativa për mesfushën, ndonëse sezoni 2026/27 sapo ka filluar. Sipas Tuttosport, Yasin Ayari është aktualisht në krye të listës së dëshirave të klubit italian.

Milani raportohet se e ndjek Ayarin që nga fillimi i vitit 2025, kur Geoffrey Moncada ende mbante pozitën e drejtorit teknik të klubit.

Vetë Ayari është në vitin e fundit të kontratës me Brightonin, e cila skadon më 30 qershor 2027. Megjithatë, klubi anglez ka një opsion për ta zgjatur automatikisht marrëveshjen edhe për një sezon tjetër.

Për këtë arsye, mesfushori suedez vazhdon të ketë një vlerësim të lartë në treg. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Brighton kërkon rreth 40 milionë euro për kartonin e tij./Telegrafi/