Për të 18-tën natë vazhdon protesta në Prishtinë, protestuesit marshojnë drejt Kuvendit

Nacionale

Për të 18-tën ditë rresht po vazhdon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizuar në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën në sheshin qendror të kryeqytetit, kanë nisur marshimin në drejtim të Kuvendit të […]

Madhësia e shkronjave

Për të 18-tën ditë rresht po vazhdon protesta në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizuar në kundërshtim me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Protestuesit, të cilët fillimisht u mblodhën në sheshin qendror të kryeqytetit, kanë nisur marshimin në drejtim të Kuvendit të Kosovës.

Gjatë protestës është përshëndetur vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta proceduar në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Qeveria, të premten në mbrëmje, më 2 tetor, njoftoi se ka miratuar vendimin për këtë projektligj dhe e ka përcjellë atë në Kuvend. Projektligji ishte propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe më pas ishte dërguar në Qeveri për shqyrtim.

Protestuesit kanë përshëndetur vendimin e Qeverisë, ndërsa gjatë protestës është theksuar se tash “topi është te Kuvendi dhe deputetët”.

Ata kanë kërkuar nga deputetët miratimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Protestat janë zhvilluar për 18 ditë me radhë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, të cilët u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim./Telegrafi/