Rihanna prezanton koleksionin e ri Savage x Fenty me një set fotografik tërheqës

Magazina

Rihanna ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fushatën më të re promovuese për markën e saj të veshjeve intime, Savage x Fenty. Këngëtarja 38-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotografish nga seti i ri fotografik me temë verore, ku shfaqet e veshur me një komplet rozë me korse dhe detaje dantelle. Pamjet janë realizuar […]

Madhësia e shkronjave

Rihanna ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale me fushatën më të re promovuese për markën e saj të veshjeve intime, Savage x Fenty.

Këngëtarja 38-vjeçare publikoi në Instagram një seri fotografish nga seti i ri fotografik me temë verore, ku shfaqet e veshur me një komplet rozë me korse dhe detaje dantelle. Pamjet janë realizuar pranë pishinës dhe reflektojnë stilin karakteristik të fushatave të markës së saj, shkruan DailyMail.

Në mbishkrimin e postimit, Rihanna prezantoi koleksionin e ri duke shkruar: “Luks. Dantellë. Njihuni me dantellën tonë të re, më të butë dhe elastike”.

Fushata vjen rreth dhjetë muaj pasi artistja dhe partneri i saj, A$AP Rocky, mirëpritën në jetë vajzën e tyre Rocki. Çifti janë gjithashtu prindër të dy djemve, RZA Athelston dhe Riot Rose.

Ditët e fundit, Rihanna u komentua edhe për praninë e saj në finalen e Kupës së Botës 2026, ku u pa duke shijuar atmosferën së bashku me A$AP Rocky.

Së fundmi, ajo u rikthye edhe në skenë për herë të parë pas tre vitesh, duke performuar në një koncert me Jay-Z, ndërsa vazhdon të balancojë karrierën muzikore me bizneset e saj të suksesshme. /Telegrafi/