Kryetari i Këshilli Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka deklaruar se fondet e ndara nga Qeveria e Kosovës për Lugina e Preshevës janë kthyer mbrapsht nga institucionet në Serbia.
Sipas Rexhepit, mjetet financiare të destinuara për mbështetjen e shqiptarëve në këtë rajon nuk janë lejuar të procedohen nga sistemi bankar dhe institucionet përkatëse, duke pamundësuar realizimin e tyre në praktikë.

Ai theksoi se kjo situatë ka ndikuar drejtpërdrejt në pengimin e projekteve dhe iniciativave që kishin për qëllim përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe zhvillimin e komunitetit lokal.
Deklarata e Rexhepit vjen në një kohë kur kërkohet rritje e mbështetjes institucionale për shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime zyrtare nga institucionet përkatëse lidhur me këtë çështje./BujanociNet/




